Buffon bëri befasinë e madhe

Futboll

Buffon bëri befasinë e madhe

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:16
Buffon bëri befasinë e madhe

Gigi Buffon bëri befasinë e madhe këtë afat kalimtar dhe vendosi që pas 20 viteve të rikthehej te Parma, klub me të cilin u promovua në futbollin e madh.

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin Tardini do të bëhet edhe prezantimi para tifozëve i legjendës së portës.

Për arsye të COVID, prezent në stadium do të jenë vetëm 1000 persona, megjithatë të gjitha ulëset e parashikuara do të jenë të zëna duke qenë se vendet janë ezauruar të tëra.

Kështu, do të jetë një pritje e ngrohtë për Buffon, i cili ka lënë kujtime të bukura nga periudha e tij gjashtëvjeçare me emilianët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat