Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Futboll

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:47
Jordi Alba

Interi thuhet se dëshiron mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Jordi Alba dhe është i gatshëm të ofrojë lojtarë në këmbim të veteranit, ndërsa ndër të pëlqyerit mbetet edhe Marcos Alonso i Chelseat.

Mediumi katalunas Mundo Deportivo ka nisur ditën me lajmin se Interi po interesohet për transferimin e spanjollit Jordi Alba.

Alba është nën kontratë me Blaugranët deri në qershor të 2024 dhe mund të luajë në një mbrojtje me katër si mbrojtës i majtë ose anësor i majtë në një mesfushë me pesë lojtarë.

Ky i fundit do të ishte roli që do t’i kërkohej të plotësonte nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi në San Siro sezonin e ardhshëm.

Alba kontribuoi me pesë gola dhe 15 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon dhe do të shihej si një zgjidhje perfekte për Interin.

Spanjolli gjithashtu ka tetë gola në 74 ndeshje për ekipin kombëtar të Spanjës.

Mundo Deportivo këmbëngul se në vend të parave, Interi do të jetë në gjendje të shkëmbejë disa lojtarë që janë me interes për katalanasit, por pa përmendur emra.

Sidoqoftë, mediumi italian Sky Sport Italia këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje midis Interit dhe Albës, pasi zgjedhja e tyre e parë mbetet spanjolli Marcos Alonso.

Alonso do të ishte gjithashtu në radarin e Nerazzurrëve, pavarësisht nëse është apo jo pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Achraf Hakimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat