Elseid Hysaj afër të transferohet tek Lazio

Futboll

Elseid Hysaj afër të transferohet tek Lazio

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:33
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është afër të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, është afër të transferohet tek Lazio ku do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Hysaj është transferimi perfekt për Sarrin, pasi italiani e njeh mbrojtësin shqiptar dhe kualitetet e tij.

Hysaj në anën tjetër do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori dhe do të mund të shkonte në Lazio me parametër zero. Ai shihet si lojtari perfekt që të transmetojë filozofinë e Sarrit tek lojtarët e Lazios.

27 vjeçari do të firmos kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026 e cila kap shifrën rreth dy milionë eurosh në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat