Locatelli te Juve? Drejtuesi i lartë hedh dritë mbi negociatat

Futboll

Locatelli te Juve? Drejtuesi i lartë hedh dritë mbi negociatat

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:30
Locatelli

“Aktualisht, për Locatelli kemi marrë vetëm kërkesa nga jashtë. Unë konfirmoj që do të takohemi me Juventusin në ditët e ardhshme për të biseduar për të, por edhe për të rinjtë, tanët dhe të tyret”, – deklaroi menaxheri i përgjithshëm dhe CEO i Sassuolo, Giovanni Carnevali, për transmetuesin rajonal Trc, duke mbi merkaton në veçanti të ardhmen e Berardi, Locatelli dhe Raspadori, të tre pjesë e kombëtares italiane.

Këto janë fjalët e Carnevali për mesfushorin, aq shumë të kërkuar nga bardhezinjtë: “Locatelli në vitet e fundit te Sassuolo ka bërë përparim të rëndësishëm, sidomos në aspektin e karakterit. Ne e morëm atë nga Milani për 12 milionë, një shumë e rëndësishme për klubin tonë.

Gjëja më e rëndësishme tani është ta lëmë të argëtohet me kombëtaren.

E ardhmja gjithashtu do të varet shumë nga idetë dhe ambiciet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat