Deschamps kërcënon hapur

Futboll

Deschamps kërcënon hapur

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:16
Deschamps kërcënon hapur

Finalja e 5 viteve më parë vërtitet ende e freskët në mendjen e Didier Deshamp. Portugalia i hiqte gjelave trofeun nga duart në finalen e zhvilluar pikërisht në Francë.

Por më në fund trikolorët kanë mundësinë që të përmbushin “hakmarrjen e tyre“ për këto kujtime të hidhura. Në konferencën për shtyp Deshamp e bën të qartë se djemtë e tij do të luftojnë vetëm për fitore, pasi sipas tij nuk ka motivim më të madh se sa të eliminosh Portugalinë. Me një humbje nesë luzitanët rrezikojnë kalimin e grupeve në Euro 2020.

“Nuk ka motivim më të mirë sesa mundësia e eliminimit të Portugalisë. Ambicia jonë është të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm për të pasur një ndikim në ekip, renditjen dhe, kolateralin për kundërshtarët tanë.

Ne kemi siguruar raundin e 1/8-ve dhe kjo na jep një qetësi të caktuar, e cila nuk është në konkurrencë me ambiciet tona“, ka thënë Didier Deshamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat