Pengesë për rikthimin e Kasamit

Futboll

Pengesë për rikthimin e Kasamit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:21
Pengesë për rikthimin e Kasamit

Pajtim Kasami pritet të largohet në merkaton e verës nga Bazeli, me të cilët ka kontratë edhe për një vit.

Mesfushori 29-vjeçar së fundmi u lidh me një kalim të mundshëm te grekët e Olimpiakos, me të cilët ka luajtur edhe në të kaluarën, por një marrëveshje nuk u arrit.

Pengesë për rikthimin e Kasamit në Greqi u bë Bazeli, që pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e Olimpiakosit vendosi të mos e lejojë lojtarin të kalojë aty.

Së fundmi lojtari ka dalë në stërvitje me Bazelin, por në Zvicër vazhdojnë të shkruajnë se ai do të largohet këtë verë nga kjo skuadër, me të ardhmen që është ende e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat