Interi mendon për zëvendësuesin e Hakimit

Futboll

Interi mendon për zëvendësuesin e Hakimit

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:26
Interi

Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e Achraf Hakimit, gjithnjë e më larg Interit: PSG është gati të paraqesë ofertën, që përfundimisht mund të bindë zikaltrit, edhe nëse Chelsea vazhdon të mos dorëzohet.

Në “Viale della Liberazione” po mendojnë të marrin masa paraprake, që të mos kapen të papërgatitur, pas ndarjes me marokenin. Sipas “Il Messaggero”, duket se ka një marrëveshje me Lazio për blerjen e Manuel Lazzarit.

Anësori i lindur në 1994 është një “nxënës” i Simone Inzaghi dhe konsiderohet profili i përsosur të veprojë në të djathtë të 3-5-2.

Së pari, natyrisht, Interi do të duhet të mbledhë para me shitjen e Hakimit për të financuar transferimin e Lazzari. Nga ana tjetër, këto para mund të jenë të dobishme për Lazion, që të fillojë sulmin ndaj Julian Brandt, një profil shumë i vlerësuar nga Maurizio Sarri.

Për arsye buxhetore, gjithçka duhet të materializohet pas datës 30 qershor, kufirit përfundimtar, me të cilin mund të identifikohet fundi i sezonit “ekonomik” për skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat