Hasani bëhet me ekip të ri

Futboll

Hasani bëhet me ekip të ri

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:01
Hasani bëhet me ekip të ri

Mesfushori nga Kosova, Florent Hasani, është bërë me ekip të ri. 

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka firmosur kontratë dy-vjeçare me skuadrën hungareze, Gyirmot FC.

Lajmi konfirmohet nga klubi hungarez. 

Anësori 24-vjeçar ishte "harruar"  pas transferimit në ekipin nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba.

Hasani rikthehet në Hungari, pasi dikur ka qenë pjesë e Diosgyor, ku ishte transferuar nga klubi kosovar, Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat