Inter synon transferimin e Jordi Albas

Futboll

Inter synon transferimin e Jordi Albas

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 08:50
Jordi Alba.

Inter është duke shikuar mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba.

“Neurazzurët” kanë humbuar Ashley Young që iu bashkua Aston Villas, derisa kontrata e Aleksander Kolarov skadon në fund të muajit.

Skuadra italiane ka huazuar 250 milionë euro nga “Oaktree Capital” që i ka përmirësuar gjendjen ekonomike, por duhet të shesin edhe lojtarë në vlerën 87 milionë euro plus t’i zbresin pagat e lojtarëve për 20 për qind.

Ndërkohë, Inter do provojë të nënshkruajë me yllin e Barcelonës, Jordi Alba dhe ekziston mundësia që të përfshihen lojtarë në ofertë.

Mundo Deportivo raporton se Inter mund të kërkojë Alban si pjesë e marrëveshje për Lautaro Martinez, lojtar që ende kërkohet nga katalunasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat