Salah kërkon të bindë Kloppin

Futboll

Salah kërkon të bindë Kloppin

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:19
Salah kërkon të bindë Kloppin

Liverpooli nuk dëshiron ta lejojë sulmuesin Mohamed Salah që t’I bashohet Egjiptit për Olimpiadën e Tokios, event që nis më 23 korrik dhe përfundon më 8 gusht, vetëm një javë para nisjes së sezonit të ri të Premier League-s.

Sipas presidentit të Federatës Egjiptiane të Futbollit, Ahmed Megahed, 28-vjeçari gjatë ditëve të ardhshme do të bëjë një tentativë të fundit për të bindur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp.  

“Salah kishte pranuar që të udhëhiqte skuadrën olimpike kur biseduam me të gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares, – shpjegoi Ahmed Megahed për mediet e vendit të faraonëve. – “Nuk dua të them që është e pamundur që Salah të marrë pjesë në Olimpiadë, por gjithsesi është e vështirë të ndodhë.”

Salah ishte një nga lojtarët me më shumë ndeshje në radhët e “The Reds” sezonin që lamë pas. Në Premier League nga 38 takime humbi vetëm një sfidë, teksa në total, në kampionat, ka shënuar 22 goli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat