Pogba: E prisja këtë pyetje...

Futboll

Pogba: E prisja këtë pyetje...

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:07
Pogba: E prisja këtë pyetje...

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka thënë se është i fokusuar te Kombëtarja e Francës dhe jo te e ardhmja.

Francezi është një ndër lojtarët kryesorë te gjiganti anglez, por spekulimet për të ardhmen e 28-vjeçarit vazhdojnë.

Dje, flokët e Pogbas ishin më ngjyrë të zezë dhe bardhë (si fanellat e Juventusit), andaj është pyetur lidhur me kalimin te ish klubi.

“E prisja këtë pyetje. Nuk ka të ardhme tani, vetëm Kampionati Evropian. Flokët e mi ndryshojnë shpesh”.

Pogba gjithashtu foli edhe për Karim Benzema, që shkëlqeu dje me dy gola.

“Jemi të lumtur që e kemi pranë nesh. Të shohim duke bërë gjëra të tilla. Tani, duhet të shpresojmë që edhe Mbappe të shënojë”.

“Kemi sulmues që e bëjnë ndryshimin, jemi të qetë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndeshja e radhës për Francën është kundër Zvicrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat