Ymeri: Bashkimi duhet të ndihmohet

Futboll

Ymeri: Bashkimi duhet të ndihmohet

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:58
Ymeri: Bashkimi duhet të ndihmohet

Florim Ymeri, këshilltar në këshillin komunal të Kumanovës nga AAA dhe ish futbollist i Bashkimit, ka deklaruar se sikur të ekzistonte një vullnet dhe dëshirë nga sipërmarrësit dhe qytetarët për të ndihmuar klubin me një shumë të hollash simbolike, atëherë Bashkimi së paku do të garonte në ligën e dytë.

Ai ka bërë thirrje që fjalët të shndërrohen në vepra.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Kështu i kemi llafet e muhabetet,por Bashkimi nuk ka përkrahjen e Kumanovarëve!?

Bashkimi duhet të ndihmohet,dhe gjithë ne mund të ndihmojmë klubin nëse kemi dëshirë dhe vullnet me një kontribut të vogël

Sikur të kishte vullnet dhe dëshirë nga gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët që kanë mundësin të ndihmojnë me nga një shumë të hollash simbolike,Bashkimi do mundej së paku të garonte në ligën e dytë e me një organizim edhe më të mirë edhe pse jo në ligën e parë.

S’di si do reflekton tek ju të tjerët kjo që shkrujta më.lartë por kjo është një mundësi më e realtë për të ndihmuar klubin e fjalët të shëndrohen në vepra

Me pak, ndihmojmë shum

Me respekt për gjith ju sportdashësve e futbolldashësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat