Franca mbetet sërish favorite

Futboll

Franca mbetet sërish favorite

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:10
Franca mbetet sërish favorite

“Euro2020” mbyllin fazën e parë, xhiron e grupeve, dhe tani është pak më e qartë për të krijuar një ide më të plotë mbi ekipet më të mira, apo favoritët real të këtij evropiani.

Në këtë pikë në punë futen edhe një herë ekspertet duke analizuar të gjithë detajet e këtij evropiani, shifra dhe statistika për të dalë në për përfundim logjik. Kush është skuadra favorite për të fituar?

Sipas OPTA, faqja e specializuar për statistikat, Franca mbetet sërish favorite edhe pas xhiros së parë. Ekipi i Deschamps me 19,6 % qëndron në krye e ndjekur nga Belgjika me 17,9%, Spanja 12.9%, Gjermania 9,3%, Anglia dhe Holanda me 8,5% dhe Italia me 8%.

Ndryshe nga OPTA, Wallabies, shoqata që përdor inteligjencën artificiale për të analizuar futbollin, ka sjell një studion ndryshe, për ta skuadra me futbollin më të mirë deri më tani është Italia, me 82,3 pikë e ndjekur nga Holanda me 80,84 më pas vijnë Belgjika, Anglia, Franca dhe Gjermania.

Po sipas kësaj faqe, futbollisti më i mirë deri më tani është Kevin De Bruyne, i cili pavarësisht se ka luajtur vetëm një ndeshje e pak ka arritur të bëjë diferencën me gol dhe asisit. Lojtari i dytë vjen Malen i Holandës ndërsa i treti Ciro Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat