Qartësohet e ardhmja e Shkodran Mustafit

Futboll

Qartësohet e ardhmja e Shkodran Mustafit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:39
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi në janar u largua nga Arsenal dhe firmosi për gjashtë muaj me Schalke 04. Kjo e fundit ra nga Bundesliga dhe Mustafi nuk rinovoi, por po pret oferta nga klube të interesuar për të.

Turqia me shumë mundësi do jetë destinacioni i ri i tij.

Mediet nga ky vend raportojnë se Fenerbahce dhe Goztepe janë klubet e interesuar konkretisht për shërbimet e ish-kampionit të Botës me Gjermaninë.

Vetë mbrojtësi ka dhënë dritën jeshile për në transferim në këtë vend dhe agjenti i tij po punon për të qartësuar të ardhmen e tij. Të dy klubet janë mjaft të njohur në Turqi dhe kanë synim të ndërtojnë skuadra për titullin në sezonin e ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat