Foden, optimist

Futboll

Foden, optimist

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 15:40
Foden, optimist

Fill Foden është i dëshpëruar për të provuar talentin e tij kundër Gjermanisë. Talenti i Mançester Sitit, nga i cili pritet shumë në këtë Europian, nuk ka qenë në pritshmëritë e tij në turne. Por 21-vjeçari nuk e ka problem presionin dhe premton se do të japë më shumë në të ardhmen.

Si i cilësoni dy paraqitjet tuaja të deritanishme?

Të jem i sinqertë, prisja shumë më tepër nga vetja, por nuk do të tregohem shumë i ashpër. Nuk u përfshiva në lojë aq sa do të kisha dashur gjatë këtyre ndeshjeve. Shpresoj që të kem shansin për të luajtur sërish dhe të tregoj vlerat e mia. Ndiej se kam ende për të dhënë shumë më tepër në këtë turne, ashtu siç kam bërë me klubin tim. Kam shënuar shumë gola dhe dua të vazhdoj që ta bëj edhe me kombëtaren. Dhe unë e besoj këtë, shpresoj që në ndeshjen e radhës të mund të përfshihem në gola.

Duket se Anglia luan një tjetër futboll nga Mançester Siti. Si po përshtateni?

Unë ndihem si në klubin tim. Ti luan me shokët e skuadrës çdo ditë në stërvitje dhe vjen këtu dhe luan me lojtarë të rinj. Duhet të përpiqesh që të lidhesh menjëherë me skuadrën. Mendoj se jemi një grup i ri lojtarësh, i cili po mëson ende që të luajë së bashku, por sërish po bëjmë mirë.

Të vjen keq që mbete jashtë skuadre me Çekinë?

Kisha një karton të verdhë, kështu që trajneri nuk donte të rrezikonte. Unë e urrej ta shoh ndeshjen nga stoli. Bëhem shumë nervoz. Por skuadra luajti shkëlqyeshëm dhe mendoj se ishte ndeshja jonë më e mirë e turneut deri tani.

Çfarë prisni nga ndeshja kundër Gjermanisë?

Mezi po e presim. Mund të shprehim veten tonë. Me sulmuesit që kemi, mund t’i lëndojmë. Në ditën tonë më të mirë ne mund të jemi po aq të fortë sa kushdo tjetër.

Do të ishit i gatshëm të godisnit një penallti kundër Gjermanisë?

Pa diskutim. Nëse do të jem në fushë në atë moment, përse jo?! Unë kam guxim për të marrë përsipër një. I godas mirë në stërvitje, kështu që përse jo?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat