Çekia në presion

Futboll

Çekia në presion

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 17:21
Çekia në presion

Holanda dhe Çekia do të përballen sot nga ora 18:00. Holanda dhe Çekia do të ballfaqohen sot nga ora 18:00, në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020”.

Trajneri i Çekisë Jaroslav Slihavy ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes:

“Nuk ka të bëjë me sistemin taktik holandez por me fuqinë e tyre masive sulmuese. Ne duhet të punojmë shumë si ekip, të punojmë shumë dhe të jemi të rrezikshëm në sulm. Nëse nuk dalim në fushë dhe të zhvillojmë një performancë të jashtëzakonshme atëherë nuk do të kemi sukses”.

“Ne kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Hollandës dhe ata patën rreth 30 raste në secilën ndeshje. Ne thjesht duhet të mbrohemi në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme si një ekip. Nëse nuk jemi në të mirën tonë në këtë ndeshje atëherë vështirë se do të mund të kualifikohemi”.

Fituesi i ndeshjes mes Holandës dhe Çekisë do të takohet në çerekfinale me Danimarkën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat