KF Llapi U-15 kampion 

Futboll

KF Llapi U-15 kampion 

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:28
KF Llapi U-15, kampion 

Njomakët e Llapit janë të gëzuar për suksesin në turneun e futbollit. 

“Djelmoshat e ri të Akademisë së futbollit Llapi, gjenerata e pionierëve U-15 kanë korrur sukses në "Summer Cup Football Tournament" duke arritur të shpallen kampionë i këtij turneu me plotë meritë duke mposhtur skuadra shumë të forta të cilat ishin pjesëmarrëse në këtë event.

Rezultatet e arritura deri në shpalljen kampion:

Faza e grupeve

KF Llapi – KF 2 korriku "B" 3:0
KF Llapi – KF Ramiz Sadiku "A" 0:0
KF Llapi – KF Besëlidhja 3:0
Çerekfinalja: KF Llapi – KF 2 Korriku "A" 1:0
Gjysmëfinalja: KF Llapi – KF Podujeva  1:0
FINALJA: KF Llapi – KF Ramiz Sadiku 1:1 (penallti 4:2)”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat