Latifi prezantohet?

Futboll

Latifi prezantohet?

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 18:31
Latifi prezantohet?

Merkato tashmë ka hyrë në fazën e saj kulminante, sidomos në skuadrat që luajnë në Europë, apo ato që do të hyjnë në garë me pretendime madhore.

E kërkoi Tirana, por edhe Dinamo, ndërsa Vllaznia i ka ofruar mesfushorit Liridon Latifi një kontratë 2-vjeçare, duke e bindur për pagën mujore, e cila nga sa bëhet e ditur nga kampi shkodran të kontaktuar nga “Vipsport.al”, e bën Latifin një prej lojtarëve më të paguarve në Superiore.

Ai u bë i njohur në kampionatin shqiptar si pjesë e Skënderbeut, ndërsa më pas u shit në Hungari për 900 mijë euro te Pushkash Akademi.

Me shumë gjasa, nesër pritet që të prezantohet Liridon Latifi dhe të jetë gati për trajnerin Tomas Brdariç që bashkë me skudrën synojn të kalojnë turin e parë në Kupat e Europë edhe pse ka pasur shumë largime në dalje në kampin kuqeblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat