Refuzon

Futboll

Refuzon

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 11:09
Refuzon

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Tiemoue Bakajoko ka refuzuar rinovimin e kontratës me Çellsin, pasi ai dëshiron rikthimin te Milan gjatë afatit kalimtar të verës.  

Mesfushori ka kontratë me ‘The Blues’ deri në qershor të vitit 2022, por që nuk është i interesuar ta vazhdojë atë.

‘Rossonerët’ janë gjithashtu të interesuar në transferimin e 26-vjeçarit në formë huazimi ose për një çmim të lirë.

Francezi, sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra tjetër italiane Napoli, ku zhvilloi 44 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat