Sulmon Perezin

Futboll

Sulmon Perezin

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:42
Sulmon Perezin

Presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentiis, ka dhënë një intervistë për Reuters.

Numri një i klubit të Serisë A ka kritikuar hapur UEFA-n dhe Florentino Perez:

“Gabimi i Perez për Super League ka qenë se ka thënë ‘jemi 12’. Jo, dëgjo, nuk je një mbret. Jemi të gjithë të barabartë në demokraci. Të gjithë kanë mundësinë të ëndërrojnë dhe të marrin pjesë”, ka thënë De Laurentiis.

“UEFA, FIFA, uluni me ne, të gjithë kampionatet europiane, të vendosim çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë.

UEFA po tregon se është antike. Nuk ka aftësinë të rinovohet. Duhet të ndryshojmë gjithçka, duhet të ndalim të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat