Hasani largohet dhe plas keq kundër Ilir Dajës

Futboll

Hasani largohet dhe plas keq kundër Ilir Dajës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:44
Hasani largohet dhe plas keq kundër Ilir Dajës

Ferhan Hasani nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Vetë futbollisti ka njoftuar largimin nga kryeqytetasit, ndërsa do të afrohej tek të kuqtë mes pritshmërive të mëdha. Jo më kot pasi shihej si luks për elitën e futbollit tonë duke parë edhe CV e pasur.

Trajneri Daja nuk zgjodhi që ta aktivizonte shumë te Partizani duke u shprehur se kjo lidhej me dëmtimet e pësuara nga Hasani dhe frikën që të mos përsëriteshin lëndimet, për ta ruajtur për momente më të rëndësishme.

Por një tjetër panoramë jep lojtari i cili shprehet se largohet nga klubi pikërisht për shkakun e Dajës.

“Të nderuar tifozë të Partizanit, nga sot për fat të keq nuk do të jem më pjesë e klubit. Përmes këtij shkrimi dua të falenderoj presidentin Gaz Demi dhe drejtorin Olsi Rama të cilët që nga dita e parë dhe deri në nomentin e fundit kanë qenë korrekt me mua.

Shkaqet e largimit tim kanë të bëjnë me mosbesimin dhe trajtimin e pakuptimtë nga ana e trajnerit. Erdha që të luaj dhe të jap më të mirën, por nuk mora atë që desha. Do doja që t’I falenderoj tifozët që për fat të keq nuk munda të luaj përpara tyre, por që përkrahjen dhe ngrohtësinë e tyre e kam gjetur jashtë fushës. Me respekt, Ferhan Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat