Atmosfera te Italia

Futboll

Atmosfera te Italia

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 12:25
Atmosfera te Italia

Futbollistët i këndojnë Spinazzolës në aeroplan dhe autobus

Kualfikim me shije të hidhur paksa, kështu mund të konsiderohet arritja në gjysmëfinale për Italinë. Kjo për faktin se Italia humbi njërin prej më të mirëve, Leonardo Spinazzola.

Spinazzola la fushën i dëmtuar të premten mbrëma dhe do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi mediat në Itali kanë zbuluar se ka këputur tendinën e akilit.

Ai ishte duke vrapuar kur u detyrua të ndalet dhe ra përtokë.

Pas verifikimit të dëmtimit nga ekipi mjekësorë, iu kumtua lajmi futbollistit se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, edhe nga ndjesia e kuptoi edhe vet ai që shpërtheu në lot dhe u largua me lese nga fusha.

Sido që të jetë, për ta festuar këtë kualifikim dhe për t’i dhënë kuraju më shumë Spinazzolës, u përkujdesën shokët.

Ata, si në autobus si në aeroplan, vazhdimisht kanë thirrur emrin e Spinazzolës, duke i dhënë zemër lojtarit që ta kalojë këtë dëmtim të vështirë.

Buzëqeshja do t’i kthehej në fytyrë lojtarit të Romës vetëm nëse Italia fiton Evropianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat