Ranieri me ekip të ri

Futboll

Ranieri me ekip të ri

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:46
Ranieri me ekip të ri

Claudio Ranieri drejtoi Sampdorian në dy vitet e fundit.

Trajneri i njohur italian, i cili kreu mrekullinë pesë vite më parë duke fituar Premier League me Leicester City, do të vazhdojë karrierën në Ligue 1.

69-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Lille dhe së shpejti do të zyrtarizohet si tekniku i ri i skuadrës kampione të Francës.

Lille i befasoi të gjithë sezonin e kaluar, zhvilloi një sezon fantastik dhe rrëzoi PSG nga froni duke fituar titullin kampion. Tani do të ketë në stol një ekspert si Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat