Inter fillon bisedimet për transferimin e Dumfries

Futboll

Inter fillon bisedimet për transferimin e Dumfries

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:21
Denzel Dumfries

Klubi italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e PSV Denzel Dumfries.

Sipas ‘Calciomercato’, Inter ka shprehur interesim për transferimin e Dumfries gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Nerazzurët’ e shohin mbrojtësin holandez si zëvendësuesin ideal të Achraf Hakimit i cili është afër transferimit te Paris Saint-Germain.

25-vjeçari ka shkëlqyer me Komëbtaren e Holandës në “Euro 2020”, duke nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.

Çmimi i tij llogaritet të jetë rreth 20 milionë euro, por drejtuesit e Interit janë duke u përpiqur ta transferojmë në formë huazimi me të drejtë blerje.

Përveç Dumfries, Nerazzurët po shikojnë edhe Hector Bellerin, Davide Zappacosta dhe Nahuel Molina si opsione për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat