Lavdëron Xavin dhe Iniestan

Futboll

Lavdëron Xavin dhe Iniestan

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:26
Lavdëron Xavin dhe Iniestan

Italia do takohet me Spanjën në gjysmëfinale të “Euro 2020”, derisa para kësaj super ndeshje, mesfushori ka dhënë mendimin lidhur me disa legjenda spanjolle.

Barella ka zbuluar se dy legjendat e Spanjës, Xavi dhe Iniesta e kanë inspiruar në të kaluarën.

“Spanja ka pasur kampion të mëdhenj që na kanë inspiruar të gjithëve, si Xavi dhe Iniesta. Është lehtë të thuash se na kanë inspiruar, por ata inspiruan të gjithë që e duan futbollin. Kam karakteristika të tjera me plotë respekt”.

“Busquets ka qenë ndër më të mirët në botë për vite, në Spanjë te Barcelona. Duhet ta urosh, por ata kanë edhe Pedri, Koke”.

“Do jetë ndeshje e mirë dhe do provojmë t’i mposhtim”, deklaroi ai.

Takimi mes Italisë dhe Spajnës nis në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat