Ja pse Chiellini e quajti “gënjeshtar” Jordi Alba

Futboll

Ja pse Chiellini e quajti “gënjeshtar” Jordi Alba

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:34
Jordi Alba dhe Giorgio Chiellini

Pas suksesit të Italisë ndaj “Furive të Kuqe” në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, Spanja vazhdon të diskutojë për atë që debatuan Jordi Alba dhe Giorgio Chiellini në rastin e shortit se në cilën portë do të goditeshin penalltitë.

Të dy kapitenët u gjetën në qendër të fushës me gjyqtarin gjerman Felix Brych për të hedhur shortin. Arbitri hodhi monedhën, e cila më pas ra në tokë. Jordi Alba gabimisht besoi se ai kishte fituar shortin dhe do të goditeshin penalltitë tek ana e tifozëve spanjollë, me Chiellini që filloi të qeshte dhe ta godiste atë lehtë dhe me shaka në fytyrë. Mbrojtësi spanjoll pretendoi se monedha i dha të drejtë atij. “Gënjeshtra” ose “gënjeshtar” ishte reagimi me shaka i mbrojtësit të Juventusit.

Më pas Brych i angazhoi kapitenët të zgjidhnin përmes monedhës rendin e gjuajtësve të penalltive. Jordi Alba zgjodhi njërën dhe Chiellini tjetrën. Arbitri hodhi monedhën dhe kapiteni i Italisë fitoi shortin. Në atë moment, Chiellini, me një buzëqeshje në fytyrë, përqafoi Jordi Alba dhe e ngriti atë hopa.

Pastaj seria e penalltive më në fund filloi, me pritjen vendimtare të Gianluigi Donnarumma ndaj Alvaro Morata. Penalltia e fundit u kthyer në gol nga Jorginho, i cili i dha Italisë finalen e “Wembley”, të planifikuar për të dielën në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat