Festë e çmendur për finalen e “Euro 2020”

Futboll

Festë e çmendur për finalen e “Euro 2020”

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:40
Festë e çmendur për finalen e “Euro 2020”

Anglia kthehet në finalen e një kompeticioni të madh ndërkombëtar pas 55 vitesh.

Një pritje e gjatë, që mori fund mbrëmë, me fitoren 2-1 ndaj Danimarkës. Pavarësisht polemikave për penalltinë, që i dha suksesin kombëtares së Southgate, tifozët britanikë ishin në delir. Gjatë tërë lojës nuk rreshtën së brohorituri dhe mbështeturi skuadrën e zemrës, ashtu në këmbë, gjë për të cilën morën falenderimet publike të trajnerit të “Tre Luanëve”.

Mirëpo, ky uragan nuk njohu limite edhe jashtë “Wembley”, pas fitores. Londra u bllokua totalisht, me tifozët që hipën nëpër autobusë dhe semaforë! Nuk flitej më për rregulla pandemie e distancim social.

Covid-19 është hiçgjë para finales së “Euro 2020” për anglezët. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë të dielën afër mesnatës, nëse kombëtarja angleze fiton edhe ndaj Italisë dhe merr trofeun. Me siguri do të digjej fare kryeqyteti… Birra lumë do të vërshonte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat