Caktohet çmimi i Damsgaard

Futboll

Caktohet çmimi i Damsgaard

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 21:11
Mikkel Damsgaard

Klubi italian Sampdoria i ka vendosur çmimin mesfushorit Mikkel Damsgaard.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Sampdoria po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet Damsgaard.

Mesfushori ka shkëlqyer me Kombëtaren e Danimarkës në “Euro 2020” duke realizuar dy gola dhe një asistim, duke tërhequr kështu interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.

Raportohet se dy ekipet angleze Tottenham dhe Liverpool janë më të interesuarat për shërbimet e 21-vjeçarit, por klubi italian tashmë u ka bërë të ditur çmimin e futbollistit.

Danezi, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Sampdorias në Serie A, duke realizuar dy gola dhe katër asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat