Ymeri largohet nga Drenica

Futboll

Ymeri largohet nga Drenica

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:33
Ymeri largohet nga Drenica

Portieri Arion Ymeri largohet përfundimisht nga skuadra e futbollit Drenica nga Skenderaj.

Ai e ka bërë të ditur vendimin e tij përmes rrjetit social. 

“Të dashur tifozë dhe dashamirë të KF Drenicës, ju njoftoj se  nga sot nuk do të jem pjesë e KF Drenicës.

Dua te shpreh falenderimin dhe mirënjohen time për gjithë tifozët e KF Drenicës, të cilët me kanë mbeshteur gjatë gjithë këtyre viteve sa isha pjesë klubit kuq e zi.

Gjithashtu falenderim të veçantë dua te shpreh për ish kryetarin e klubit Ilir Veliqin, me te cilin kam pasur marrëveshje për të vazhduar edhe për një vit me KF Drenicën, por sic e dini ai nuk është më pjesë e klubit, dhe gjërat moren kahje tjetër.

Falendërim i veçantë për bashkëlojtaret dhe gjithë stafin e Drenicës me te cilët kalum këto vite se bashku.

Klubit te Drenices ju uroj suksese dhe gjithmonë do te jem tifozi i tyre!”, njofton Arion Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat