Reagon ashpër

Futboll

Reagon ashpër

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:47
Reagon ashpër

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është rreshtuar përkrah shokëve të skuadrës dhe ka reaguar ashpër ndaj tifozëve që kanë përdorur fyerje raciste dhe janë treguar të nxituar pas humbjes ndaj Italisë.

Ai thotë se të gjithë meritojnë respekt në këto momente dhe nuk është koha për të përçarë.

“Tre djemtë që kanë qenë brilantë gjatë gjithë verës patën kurajën që të merrnin përsipër edhe një penallti vendimtare, edhe kur rreziku ishte shumë i lartë. Meritojnë mbështetje dhe besim.

Nuk meritojnë abuzim racist, ashtu siç ndodhi në mbrëmjen e kaluar. Nëse sulmoni në rrjet, ju nuk mund të konsideroheni tifozë të Anglisë. Ne nuk ju duam”, ka shkruar kapiteni në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat