Tjetër goditje nga Ulpiana

Futboll

Tjetër goditje nga Ulpiana

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:25
Tjetër goditje nga Ulpiana

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar ka kompletuar edhe një transferim gjatë ditës së sotme.

Pasi konfirmoi brazilianin Iran da Coinceiçao, Ulpiana ka bërë një tjetër goditje.

Mesfushori me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Argjend Mustafa është lojtari më i ri i Ulpianës.

Mustafa tanimë është prezantuar në ambientet e klubit së bashku me menaxherin e tij Urim Sejdiu, shkruan Gazeta Olle.

Ish-anëtari i Drenicës ka zgjedhur edhe numrin 14, numër që do ta mbajë te Ulpiana në edicionin e ri në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat