Refuzon dy oferta

Futboll

Refuzon dy oferta

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 13:43
Refuzon dy oferta

Federico Chiesa ishte një nga zbulimet më të bukura të Italisë në kampionatin europian, me sulmuesin anësor që luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e të kaltërve në Euro 2020.

Paraqitjet e Chiesës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet më të mëdha të Europës, por te Juventusi as që e mendojnë lamtumirën e ish-lojtarit të Fiorentinës, transmeton Super Sport.

Një vit më parë bardhezinjtë derdhën në arkat e Fiorentinës 10 milionë euro për huazimin 2-vjeçar të sulmuesit ndërkohë që në verën e vitit 2022 do të paguajnë edhe 40 milionë euro të tjera për blerjen e tij përfundimtare, një operacion që në total do të kapë shifrën e 50 milionë eurove në total.

Julian Nagelsmann trajneri i ri i Bayern Munich pak ditë më parë shprehu dëshirën për ta patur 23-vjeçarin italian në skuadrën e tij, madje nga sa raportohet nga Gjermania bavarezët kanë bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për Chiesan të cilën Juventusi e ka refuzuar menjëherë.

Juventusi e konsideron kampionin e Europës me Italinë në Euro 2020 të vetmin të paprekshëm në sulmin e Allegrit pasi për të bardhezinjtë kanë refuzuar gjithashtu edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Chelsea për të.

Për momentin në shtëpinë bardhezi Chiesa konsiderohet i paprekshëm madje është edhe më i rëndësishëm se Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala për të cilët nëse do të vinin oferta, klubi do t’i shqyrtonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat