Ëndrra e çuditshme e mesfushorit të Atalantas

Futboll

Ëndrra e çuditshme e mesfushorit të Atalantas

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:30
Ëndrra e çuditshme e mesfushorit të Atalantas

Dhe të mendosh se Matteo Pessina as nuk duhej të luante në kampionatin evropian e jo më të shpallej kampion në fund…

Por, mesfushori i Atalanta-s ka përjetuar një ëndërr aq sa ka hapur një ditar të veçantë në të gjitha ditët e grumbullimit dhe ndeshjet e luajtura, duke qenë se shënoi edhe dy gola…

Ditën tjetër ai gjithashtu ishte mbi autobusin e hapur për të ngazëllyer tifozët nëpër rrugët e Romës. Mesfushori 24-vjeçar nga Brianza dha një kontribut të rëndë në çështjen e ekipit kombëtar.

Pas stolit në ndeshjen inauguruese me Turqinë dhe vetëm tre minuta në ndeshjen me Zvicrën, Pessina doli në fushë në një mënyrë shumë më domethënëse në dy ndeshjet e ardhshme kundër Uellsit dhe Austrisë (përkatësisht 87 dhe 53 minuta), duke shënuar në të dy ndeshjet: dy gola që ai ndoshta nuk do t’i harrojë kurrë për tërë karrierën e tij.

Pastaj ai gjithashtu luajti 46 minuta në gjysmëfinale kundër Spanjës të vendosur me penallti, një përvojë që padyshim që e shënoi shumë nga pikëpamja emocionale, në dritën e skenës së treguar në dokufilmin “ëndrra blu, rruga për në Wembley”, në të cilën të nesërmen ai flet me Donnarumma ndërsa të dy janë në biçikletën e stërvitjes…

Pessina i tregon portierit atë që iu shfaq gjatë gjumit dhe që nuk e la të qetë, pavarësisht se kishte sjellë fitoren ndaj Spanjës një natë më parë:

“Unë ëndërrova Busquets sonte”. “Po?”, e pyet një Donnarumma i habitur.

“E kisha në krah në shtrat”, shpjegon lojtari i Atalanta në atë moment, duke marrë në këmbim shakanë nga Gigio:

“A të bëri tunelin?”.

Është e qartë se mendimi për të qenë në mes të fushës përballë shtyllës së Spanjës dhe Barcelonës kishte kushtëzuar netët e Pessina edhe para ndeshjes...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat