Bayerni si Italia

Futboll

Bayerni si Italia

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 18:53
Bayerni si Italia

Julian Nagelsmann nis aventurën e tij te Bayerni. Trajneri i ri i bavarezëve flet për sfidat që e presin dhe ka si shembull Italinë e Mançinit, me gjithë respektin për Leipzigun, hopi cilësor, duke marrë stolin e Bayernit është evident dhe i rëndësishëm.

“Natyrshëm që është paksa ndryshe. Kam punuar me 20 vjeçarë të talentuar, që donin të afirmoheshin. Tani e gjej veten me profesionistë me shumë eksperiencë dhe që kanë fituar gjithçka. Bayerni i Mynihut është një klub suksesi, në Gjermani dhe në botë, por ekziston një atmosferë familjare dhe kjo është shumë pozitive.

Lumturia në punë është një bazë e rëndësishme për suksesin. Ndonjëherë nuk mjafton të kesh lojtarët më të mirë për të fituar. Duhet unitet, mjafton të kujtosh Italinë. E di se çfarë më pret, marr një trashëgimi të rëndësishme. Do të kërkoj të sjell idetë e mia, por duke iu përshtatur lojtarëve në dispozicion”.

Te Bayerni, e pamundur të mos flitet për Robert Lewandowskin. Nagelsmann pret me padurim që të punojë me “bomberin” nga Varshava dhe duket se nuk i druhet ndonjë surprize nga merkatoja.

“Zërat për Robertin qarkullojnë prej shekujsh. Besoj se është normale, por Lewandowski e di shumë mirë se çfarë ka në Mynih dhe se në çfarë skuadre luan.

Pastaj, ka edhe një kontratë. Për sa i përket buxhetit, duhet të jemi të kujdesshëm, por kjo vlen për të gjithë. Kur gjithçka t’i kthehet normalitetit, Bayerni do të jetë i aftë për të blerë lojtarë, por me kosto të arsyeshme. Operacionet duhet të kenë kuptim. Për sa i përket Goretzkas, të gjithë duam të qëndrojë, është një ndër mesfushorët më të mirë të Europës, jam shumë i lumtur të punoj me të”.

Dihet që, kur bëhet fjalë për objektivat, për një klub si Bayerni triumfi në Bundesligë është minimali, ndërkohë që edhe në Champions nuk duket i pamundur. Sfida duket se do të jetë si gjithmonë me PSG-në dhe klubet angleze.

“Parisi po pajiset shumë mirë. Barcelona ka punuar me parametra zero. Jemi të vetëdijshëm se të fitosh në Champions Leage është ekstremisht e vështirë, kjo edhe pasi shpesh janë episodet që vendosin sfidat me eliminim të drejtpërdrejtë. Duhen shumë komponentë, mes të cilëve edhe pak fat. Gjithsesi, kemi fituar dy vjet më parë, ndaj do të provojmë të përsëritemi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat