Operohet Arthur

Futboll

Operohet Arthur

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 21:24
Operohet Arthur

Javë vendimtare për mesfushën e Juventusit. Nëse nga njëra anë drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me Sassuolon për blerjen e Locatellit, nga ana tjetër Allegri do të duhet të fillojë sezonin pa regjisorin e tij.

Braziliani Arthur është operuar në gju dhe do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën tre muaj. Klubi i Juventusit ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë krejtësisht e suksesshme dhe mesfushori do të nisë terapitë për rikuperimin.

Arthur iu nënshtrua një operacioni në këmbën e tij të djathtë. Ndërhyrja u konsiderua e suksesshme dhe koha e shërimit do të jetë rreth 3 muaj, siç thuhet në njoftimin për shtyp.

Sa i përket merkatos, marrëveshje me Sassuolon për Locatellin ka ngecur, me Arsenalin që ka ofruar 45 milionë euro, por vetë futbollisti dëshiron të presë edhe pak.

Marrëveshja nuk është e afërt, por palët do të takohen përsëri në ditët në vijim për të gjetur një zgjidhje, pasi Locatelli synon me çdo kusht Juven.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat