Çokaj superior

Futboll

Çokaj superior

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:47
Çokaj superior

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. 22-vjeçari dhuroi 2 asiste në barazimit 2-2 qe skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Hajdukut të Splitit.

Çokaj, e nisi ndeshjen si titullar, teksa ishte një nga më të mirët në fushë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mlakar në minutën e 30-të, teksa 12 minuta më pas, pas një harkimi të mesfushorit shqiptar nga e majta, Soldo goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.

22-vjeçari Çokaj, nuk e ndali këtu kontrubitin e tij! Në minutën e 46-të shqiptari dhuroi një tjetër asist, kësaj here për sulmuesin Dabro, që përmbysi shifrat përkohësisht. Hajduku nuk u dorëzuar duke barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 55-të me anë të Mlakar që realizoi dopietë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat