Shkëndija për fitore në Riga

Futboll

Shkëndija për fitore në Riga

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:26
Shkëndija për fitore në Riga

Shkëndija nga Tetova punon me intensitet të shtuar për duelet me Riga-n e Letonisë në eliminatoret e UEFA Conference League.

"Po kaluam Rigën, në raundin e tretë përballemi me fituesin e duelit Folgore (SMR) / Hibernians (MLT).

Kuqezinjtë kanë kthyer vëmendjen ka sfidat e rradhës në Kupat Evropiane dhe skuadra të enjten do të ketë duelin e rradhës në skenën ndërkombëtare. Pas eliminimit nga UEFA Champions League, ekipi nuk humb motivin për të ec para në Evropë dhe Conference League është shansi për diçka të tillë.

Shkëndija debutimin në garën më të re europiane do ta ketë në duelet me Rigën e Letonisë. Ekipi tenton të jetë sa më i gatshëm për sfidën e parë që do të luhet të enjten në transfertë dhe futbollistët shikojnë me pozitivitet drejt këtij dueli.

Ndërkohë sot në selinë e UEFA-së në Nyon u hodh shorti për raundin e tretë eliminatorë të Conference League dhe Shkëndija nëse kalon Rigën do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Folgore-s nga San Marino dhe Hibernians nga Malta", njofton Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat