Në Kosovë futbollistit i rrezikohet jeta si Eriksenit, ky gjyqtar e shpëtoi

Futboll

Në Kosovë futbollistit i rrezikohet jeta si Eriksenit, ky gjyqtar e shpëtoi

Nga: K.Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:34
Në Kosovë futbollistit i rrezikohet jeta si Eriksenit, ky gjyqtar e shpëtoi

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ligën e futbollit të vogël në Lipjan. 

Ashtu siç i ka ndodhur reprezentuesit danez, Christian Eriksen, pothuajse e njëjta i ndodhi edhe një futbollistit në Lipjan. 

Kjo shqetësoi të gjithë, por duke iu falënderuar gjyqtarit u evitua më e rënda.

“Gjyqtari Alban Zejnullahu, si Simon Kjaer, shpëton jetën e një futbollisti.

Një rast i ngjashëm me atë të futbollistit danez Erikssen ndodhi këtë jave në Liga Total por fal intervenimit te shpejt të stafit dhe mbi te gjitha të gjyqtarit Zejnullahu u evitua me e keqja.

Reagimi i Zejnullahut ishte i shpejtë dhe efikas duke arritur që futbollistit të Fc ‘9 Janarit’ në fushë t’i rikthehej normalitetit, e me pas ai mori tretmanin mjekësor nga personeli i QKUK-Lipjan e tashme ai gjendet mirë me shëndet”, njofton faqja e Liga Total Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat