Pogba refuzon

Futboll

Pogba refuzon

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:59
Pogba refuzon

Pogba refuzon ofertën e Manchester Unitedit, gjithnjë e më afër PSG-së!

Paul Pogba e do transferimin në Paris Saint Germain.

Manchester United nuk e lejoi të transferohet në Real Madrid vite më parë, ani pse Paul Pogba e kërkoi publikisht një gjë të tillë.

Por, Pogba s’ka harruar gjithçka që ndodhi me të dhe insistimin e “Djajve të Kuq” për të mos diskutuar me Realin dhe ai sikur do tani të hakmerret.

Pogba ka refuzuar një ofertë të çmendur të Unitedit për rinovimin e kontratës.

Raportohet se Pogba ka ofruar 350 mijë funte në javë nga United dhe dëshiron të largohet.

Atij i skadon kontrata në vitin 2022 dhe për të mos e humbur me parametra zero, United do të pranojë të bisedojë me klubet e interesuara për francezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat