Spinazzola jep lajmin e mirë

Futboll

Spinazzola jep lajmin e mirë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:04
Leonardo Spinazzola

Leonardo Spinazzola ka deklaruar se do të rikthehet nga lëndimi gjatë muajit nëntor.

Italiani kishte këputur ligamentin e thembrës i quajtur “Tendoni i Akilit” dhe sipas vlerësimeve do të mungonte së paku gjashtë muaj.

Mirëpo mbrojtësi i Romës ka deklaruar që në nëntor do të jetë gati për trajnerin e ri, Jose Mourinho.

“Në nëntor do të jem në dispozicion të trajnerit për të rifilluar të luaj”, tha ai.

“Në kokën time është vetëm kjo datë, nëse të tjerët e kanë bërë do t’ia dal edhe unë”, shtoi ai.

“Në Trigoria do të shkoj që nga 2 gushti ku do të punoj ngushtë me fizioterapistët atje, por megjithatë për gjashtë javë nuk do të mund të eci lirisht me këmbë në tokë, por unë tashmë i kam hequr patericat”, tha Spinazzola.

Ai tregoi se ka folur me Mourinhon.

“Po, kam folur me të para Kampionatit Evropian, pastaj edhe kur jam kthyer në Trigoria. Është mirë që është këtu, duket si një personalitet i madh, mendon vetëm për fitore gjithmonë, është për të ardhur keq që nuk do të jem gati në fazën përgatitore bashkë me të”, përfundoi Leonardo Spinazzola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat