Abramovich gati të paguajë shifrën e “çmendur” për Haaland

Futboll

Abramovich gati të paguajë shifrën e “çmendur” për Haaland

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:30
Erling Haaland

Chelsea, sipas Football Insider, po përgatit një ofertë prej 130 milion £ (179 milion dollarë) për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Roman Abramovich është i përgatitur të shpenzojë një shumë të madhe parash për transferimin e Haaland dhe këtë do ta bëjë menjëherë.

Thomas Tuchel e dëshiron me ngulm transferimin e tij dhe për më tepër sukseset e vitit të kaluar i kanë dhënë atij të drejtën që të ketë kërkesa më të mëdha në merkato.

Timo Werner nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek kjo skuadër, andaj edhe mund të largohet pas vetëm një viti në “Stamford Bridge”. Haaland do të ishte një zgjiedhje e qëndrueshme dhe afatgjate tek Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat