Veliu është i shokuar: Dëmtohet rëndë infrastruktura e fushës sportive, askush në Prishtinë nuk merret...

Futboll

Veliu është i shokuar: Dëmtohet rëndë infrastruktura e fushës sportive, askush në Prishtinë nuk merret...

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:50
Veliu është i shokuar: Dëmtohet rëndë infrastruktura e fushës sportive, askush në Prishtinë nuk merret...

Trajneri i futbollit, Fetah Veliu, profesor dhe botues i disa librave sportivë, reagon ashpër me rastin e dëmtimit të fushës së futbollit në Matiçan të Prishtinës. 

Veliu ka dërguar edhe disa fotografi, ku shihet se si është dëmtuar rëndë fusha, ku aktivitetet i zhvillon edhe klubi i futbollit Mati. Edhe vet klubi Mati është i trishtuar nga kjo gjendje e fushës. 

Veliu është i shokuar për gjendjen e fushës dhe se si nuk reagojnë organet kompetente. 

Image

“Kompanitë ndërtimore të papërgjegjshme nga derdhja e mbetjeve inorganike, të dheut në zonën malore të lagjes se Matiçanit,, dëmtuan rëndë infrastrukturën fushore, terrenet sportive në Matiçan, të përdorura nga shkollat e futbollit dhe skuadra e Matit, që garon në ligën e tretë rajonale të Kosovës!

Image

Fotografitë, dëshmojnë dëmtimin e rëndë të fushave sportive, dhe askush nga kompetentet komunal nuk është marrë në disiplinimin e kompanive ndërtimore si Pozhegu Brothers dhe Tregtia, te cilët me miliona tonelata mbetje inorganike të dheut të hedhur në pjesën e sipërme malore, mbi vendbanimet e lagjes se Matiçanit, Mati III

Image

Po rrezikohen vendbanimet dhe qytetarët e kësaj lagje, si dhe fushat sportive të skuadrës Mati, dhe askush nuk është marrë me këtë problem erozional, pas reshjeve të përmbysjes së fushave sportive dhe të objekteve të banuara të qytetarëve të lagjes së Matit III, Prishtinë!”, thotë Veliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat