Manaj ftohet nga Koeman

Futboll

Manaj ftohet nga Koeman

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:01
Rey Manaj

Rey Manaj po vazhdon me paraqitje të mira.

Manaj shënoi hetrik në miqësoren e parë për ekipin e parë të Barcelonës nën urdhërat e trajnerit, Ronald Koeman ndaj skaudrës së Gimnastikit.

Kjo siç duket ka bërë që tekniku holandez ta grumbullojë shqiptarin edhe për një ndeshje tjetër.

Ai është thirrur të paraqitet në ndeshjen tjetër miqësore ndaj Gironas me pjesën tjetër të skuadrës së parë.

Edhe Memphis Depay është thirrur për këtë takim.

Sidoqoftë, në këtë takim nuk janë thirrur transferimet e reja, Aguero dhe Garcia ndërsa Messi është në pushime dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën.

Lista e plotë e lojtarëve të Barcelonës të thirrur ndaj Gironas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat