Shqiptari sërish shënon për Bacelonën e Messit

Futboll

Shqiptari sërish shënon për Bacelonën e Messit

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:40
Shqiptari sërish shënon për Bacelonën e Messit

Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi i përfaqësues shqiptare, po shfrytëzon çdo mundësi që po i jepet me katalanasit për të treguar formën e vet dhe sot ka shënuar përsëri me ekipin e parë.

I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Zhirona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës.

Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çuar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat