Real Madridi synon ta shesë Iscon

Futboll

Real Madridi synon ta shesë Iscon

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:56
Real Madridi synon ta shesë Iscon

Gjiganti spanjoll duket se nuk llogaritë më në mesfushorin spanjoll.

Sipas gazetës ‘AS’, Real Madrid tashmë ka vendosur për të ardhmen e Iscos.

Klub spanjoll po synon ta shesë mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës.

Ishte spekuluar se me ardhjen e Carlo Ancelottit në krye të ekipit, spanjolli do të ketë mundësi të jetë pjesë e planeve të trajnerit për sezonin e ardhshëm por duket se këto kanë qenë të pavërteta.

“Los Blancos” shpresojnë të përfitojnë rreth 18 milionë nga shitja e tij.

29-vjeçari, gjithashtu është i hapur për një largim nga Spanja, dhe të gjej një ekip ku mund të ketë më shumë hapësira të shfaq kualitetet e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat