Çokaj në superformë

Futboll

Çokaj në superformë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:47
Çokaj në superformë, tund rrjetën në Kroaci

Mesfushori shqiptar, Enis Çokaj po kalon një formë fantastike teksa ka gjetur rrugën e golin ditën e sotme me Lokomotivën e Zagrebit.

22-vjeçari kaloi në avantazh Lokomotivën në sfidën ndaj Slaven Belupos, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi në minutën e 22-të të takimit.

Çokaj ishte protagonist dhe javën e kaluar duke dhënë 2 asist në barazimin 2-2 me rivalët e Dinamos së Zagrebit.

Ky është sezoni i tretë i mesfushorit shqiptar me fanellën e kroatëve duke u kthyer në një nga shtyllat e ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat