Bayerni Munich interesohet për Timo Wernerin

Futboll

Bayerni Munich interesohet për Timo Wernerin

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:56
Timo Werner

Gjiganti gjerman duket se po synon transferimin e Timo Werner.

Sipas ‘Football Insider’, Bayerni ka shprehur interesim për transferimin e Werner gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se drejtuesit e klubit gjerman tashmë kanë nisur bisedimet me Chelsean për një marrëveshje të mundshme.

Në anën tjetër “The Blues” mund të ofrojnë Wernerin në këmbim të Robert Lewandowskit, një ide që duket jo edhe aq e përshtatshme për ‘Bavarezët’.

Sulmuesi i Chelseas është lidhur që një kohë të gjatë me një largim nga Anglia, dhe vlera e tij në treg llogaritet të jetë rreth 65 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat