Tottenham shet Alderweireld në Katar!

Futboll

Tottenham shet Alderweireld në Katar!

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:36
Tottenham shet Alderweireld në Katar!

Pas Jan Verthongen një tjetër qëndërmbrojtës belg largohet nga Tottenham por me një vit vonesë.

Bëhet fjalë për Toby Alderweireld i cili është transferuar zyrtarisht në Katar te Al Duhail.

Konfirmimin e dha sot klubi i Tottenham, që ndahet me mbrojtësin pas 6 sezonesh të suksesshëm.

Vetë Alderweireld ka firmosur kontratë për tre vite me klubin e ri, ndërkohë që kartoni i tij i ka kushtuar 15 milionë euro klubit nga Lindja e Mesme.

Alderweireld në vitin 2015 erdhi për 16 milionë euro nga Atletico Madrid dhe me kalimin e kohës u bë një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat