Sancho dhe historia e dhimbshme

Futboll

Sancho dhe historia e dhimbshme

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:30
Jadon Sancho

Jadon Sancho është rrëfyer për kanalin zyrtar të Manchester United.

I transferuar te Djajtë e Kuq për 85 milionë euro nga Borussia Dortmund, 21-vjeçari ka folur për pasionin e tij për tatuazhet.

Veçanërisht për të parin, i bërë në nder të vëllait të vogël, i ndarë nga jeta vite më parë.

“Ka qenë tatuazhi im i parë, edhe më domethënësi sepse vëllai im i vogël është ndarë nga jeta kur ishte i vogël. Unë isha akoma në fillore dhe kam shkruar një poezi që e kam lexuar në varrimin e tij, për këtë arsye është tatuazhi më i rëndësishëm për mua. Përreth ka disa zogj, qielli, një ëngjëll, një flutur dhe inicialet e motrës dhe vëllezërve të mi”, ka thënë Sancho.

Të rëndësishme dhe prekëse fjalët e poezisë:

“Unë dhe ti do të jemi përgjithmonë bashkë, na ke bërë të lumtur dhe na ke sjellë gëzim, ke qenë një fëmijë special. Nuk kam mundur të të shoh të rritesh, të të mësoja si të luaje futboll dhe të fitojë një trofe. Por tani që je larguar, çfarë mund të bëj? Vëllaçko, të duam”, fjalët e shlruara në krah nga Sancho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat