Shkëndija për fitore

Futboll

Shkëndija për fitore

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 11:15
Shkëndija për fitore

Tre disfata në 3 ndeshje dhe asnjë gol të shënuar.Ky është bilanci i kampionit aktual të Maqedonisë në garat evropane, këtë verë. Andaj skuadra e Shkëndijës, do të jep maksimumin që kjo statistikë negative të ndryshohet në përballjen kthyese me letonezët e Rigës, të cilët fituan sfidën e parë me 2-0.

Ernest Gjoka në takimin me gazetarët paralajmëroi se ekipi ka kapacitet që të bëj përmbysje , pasi që në sfidën e parë ka munguar vetëm fati sportiv dhe se rezultati do të ishte ndryshe, nëse Shkëndija shënonte së paku një gol.

E tani sytë e opinionit futbollistik janë drejtuar kah Besart Ibraimi, golashënuesi i parë i Shkëndijës, vite me radhë në Ligën e Parë, i cili duhet të kalojë barrierën më të vështirë, atë të mbrojtjes së Rigës.

Mysafirët janë një ekip e fortë, që pëlqen edhe kundërsulmet, andaj duhet të kihet kujdes nga treshja sulmuese Vakulko, Vesli dhe Soisalo. Ndeshja në stadiumin “Todor Proeski”, në mes Shkëndijës dhe Rigës, do të nis në orën 20.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat